Ivanov kritikon BE-në: Nuk di të menaxhojë me krizat

Kryetari i shtetit Gjorgje Ivanov e ka kritikuar BE-në në lidhje me menaxhimin me krizën e refugjatëve, në një intervistë për emisionin “Akcent” të MRTV-së.

“Kjo ka qenë stres test për vet Bashkimin Evropian. Unioni me të vërtetë funksionon mrekullueshëm kur është në paqe dhe periudha të stabilitetit. Por kjo ka treguar se Unioni nuk ka menaxhim të krizave në kushte të krizave ajo nuk  funksionon”, ka thënë Ivanov duke shtuar se te vendet anëtare është paraqitur një egoizëm në të cilën çdo vend reagon ndryshe dhe përballet me krizën sepse BE-ja nuk mundet t’u dalë në ndihmë kërkesave të tyre.

Sipas Ivanovit, kriza me refugjatët është barrë e të gjitha institucioneve tona dhe paraqet harxhim të madh të paplanifikuar të buxhetit, por menaxhimi me krizat në shtetit tonë funksionon mirë dhe të gjitha resurset e shtetit maksimalisht janë shfrytëzuar.

“Në vend që buxheti të harxhohet për pikat e parapara, ato mjete duhet t’i harxhojmë për refugjatët. E dimë se si funksionojnë fondet e BE-së, ashtu që me gjasë ato mjete do të kthehen, kur t’i shtjerrim të gjitha resurset që deri më tani i kemi shfrytëzuar deri në maksimum”, ka thënë Ivanov, duke shtuar se Maqedonia është vendi i parë që e ka shpallur gjendjen e krizës.

Sipas Ivanovit, Maqedonia është shtet i sigurt aq sa janë të sigurta të gjitha shtetet në regjion, por nevoja për bashkëpunim më të madh mes shërbimeve për kundërzbulim dhe siguri, me qëllim të qasjes së informatave dhe veprimeve preventive.

Lajme të ngjashme

Back to top button