E vërteta në gazetari nuk përmban njëanshmëri

[Recension: “Kalemxhinjtë” e “Besës” u mashtruan rëndë me “Unitetin”]

 Teksti i cili është objekt i recensimit tonë ka të bëjë me shtrembërim apo fshehje informate nga opinioni. I tërë lajmi i cili fillon me shumë konfuzitet, flet për disa “mediume të Lëvizjes Besa” të cilat gjoja kanë keq-informuar për formimin e një fraksioni nga radhët e anëtarëve të pakënaqur të BDI-së.

“Kalemxhinjtë” e “Besës” u mashtruan rëndë me “Unitetin”    AKTUALE.MKLinku deri te artikulli origjinal: “Kalemxhinjtë” e “Besës” u mashtruan rëndë me “Unitetin”

Data dhe koha e publikimit: 21/09/2015

Data e recensionit: 30/09/2015

Recensues: Benjamin Arifi

Pa dëshmuar pronësinë e mediave për të cilat flet, ose lidhshmërinë e tyre me Lëvizjen Besa, kualifikimi i tillë mbetet thjesht shpifje, që nuk duhet të zëjë vend në një tekst gazetaresk.

 “Foren si duket e hëngrën më së miri, portalet e “Besës” së vogël, të cilët të ngazëllyer nga “mashtrimi” u ngutën të nxjerrin lajmin se gjithçka na qenka gati të formohet një parti e re politike, “tek e cila do të transferohen të gjithë të pakënaqurit nga politikat e deritanishme e BDI-së…Ata thonë se subjekti i ri politik do të quhet “Uniteti”, ndërsa “Uniteti” na doli krejt diçka tjetër, emri i bashkimit të OJQ-ve me iniciativë të shoqatës “Illyricum Libertas” –Tetovë. Dhe sharra hasi në baski…!”

 Teksti jo vetëm që përmban shpifje dhe ofendime ndaj kolegëve, por edhe thelbin për të cilin kritikon e ofendon e ka gabim. Në fakt u dëshmua se “kalemnxhinjtë” e portaleve kishin pasur të drejtë kur raportonin për formimin e Unitetit, si shkëputje nga BDI-ja.

 Përfundimet e autorit se lajmi ka qenë “insinuatë, trillim apo shpifje që vijnë kryekëput nga “kalemxhinjtë” e një Lëvizjeje të re”, nuk mbanë ujë. Gazetari e ka për borxh moral dhe profesional që ta  informojë publikun me fakte dhe maksimumin e së vërtetës që mund ta nxjerrë nga një lajm, e jo të zhvillojë axhendë politike, duke përdorur profesionin e gazetarisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button