Shkalla e papunësisë në Gjermani shënon rënie në muajin shtator

Shkalla e papunësisë në Gjermani në shtator ka rënë në 6.2 përqind, përkatësisht 2,7 milion njerëz në këtë vend janë regjistruar si të papunë, tregojnë të dhënat zyrtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kjo normë është pritur pasi që numri i të punësuarve u rrit pas pushimeve vjetore, duke e nënvizuar kështu gjendjen e shëndoshë të ekonomisë më të madhe në Evropë.

Agjencia Federale e Punësimit e Gjermanisë të mërkurën tha se shkalla e papunësisë në shtator shënoi rënie nga 6.4 përqind sa ishte në muajin gusht.

Njoftohet se në shtator 2.7 milion njerëz janë regjistruar si të papunë, që është për 88 mijë më pak se muajin e kaluar dhe 100 mijë më pak krahasuar me një vit më parë.

Tregu i aftë i punës në Gjermani është në kontrast të dukshëm nga disa vendet e tjera të BE-së, ku norma e papunësisë është shënuar shumë më e lartë.

Lajme të ngjashme

Back to top button