OSBE: Rusia dhe Ukraina marrëveshje për tërheqjen e armatimit të rëndë nga Ukraina lindore

Rusia dhe Ukraina arritën marrëveshje për tërheqjen e armatimit të rëndë nga Ukraina lindore, bëhet e ditur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Europian (OSBE), raporton Anadolu Agency (AA).

OSBE-ja konfirmoi se në kryeqytetin bjellorus Minsk u zhvillua një takim trepalësh i grupit të kontaktit në të cilën palët arritën marrëveshje për të tërhequr nga lindja e Ukrainës topat e kalibrit nën 100 mm si dhe mortajat deri në 120 milimetra.

Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Jashtëm i Serbisë, serb, Ivica Daçiq, ka thënë se kjo marrëveshje është një sinjal i mirë për vazhdimin e procesit të paqes.

Daçiç tha se marrëveshja do të japë kontribut të ri për armëpushimin. “Tani është koha për të rritur nivelin e besimit në mes të palëve, si dhe zbatimin e masave në aspektin politik, njerëzor dhe ekonomik”, tha kryediplomati serb.

Rikujtojnë se përfaqësuesit e Ukrainës, Rusisë dhe OSBE-së në maj të vitit 2014 formuan një grup kontakti trepalësh për tu lehtësuar zgjidhja diplomatike e krizës në lindje të Ukrainës.

Lajme të ngjashme

Back to top button