50 shtete premtojnë rritjen e numrit të paqeruajtësve të OKB-së

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se mbi 50 shtete kanë premtuar për të kontribuar me afërsisht 30 mijë trupa të reja ushtarake dhe policore në operacionet paqëruajtëse të OKB-së, të cilat janë të vendosura në të gjithë botën me qëllim ruajtjen e paqes dhe për ti dhënë fund luftrave, rarporton Anadolu Agency (AA).

Obama në një fjalim në “Samitin e Liderëve për mbrojtjen e paqes” të mbajtur në kuadër të takimeve të Përgjithshme në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka vënë në dukje rëndësinë e misioneve paqëruqjtëse. Obama duke shpjeguar se “Beretat blu” për vite me rradhë kanë bërë përpjekje për të parandaluar dhunën dhe për të mbrojtur paqen duke nisur nga El Salvadori, Nimbja, Liberia, Timori Lindor dhe shumë vende të tjera ai është shprehur se ata kanë ofruar një shanc për rindërtimin e shoqërisë.

Obama ka rikujtuar se në disa vende duke përfshirë Libanin, Haitin dhe Sudanin Jugor ndodhen më shumë se 100 mijë forca paqëruajtëse të cilët shërbejnë në kuadër të operacioneve të forcave paqëruajtëse ku dhe 3 mijë e 300 prej tyre kanë humbur jetën gjatë misioneve.

Obama në fjalën e tij u shpreh: “Ne e dimë se operacionet e forcave paqëruajtëse nuk janë zgjidhje për çdo problem, por ato vazhdojnë të jenë mjete më të rëndësishëm të botës që shkojnë përsipër konflikteve të armatosura”. Obama në vazhdim ka theksuar se ka bërë thirrje që të mbahet një samit për arsyen se operacionet paqeruajtëse të OKB-së po përballen me shumë vështirësi.

Obama duke nënvizuar se duhet të mbështesin më shumë këto operacione ka njoftuar se vendet do të rritin numrin e ushtarëve të dërguar në misionet paqëruajtëse.

Obama ka shtuar më tej se “Sot këtu ndodhesi sëbashku me vendet nga çdo rajon i botës dhe unë i falenderoj të gjithë ata që kanë kontribuar deri tani dhe që kanë ardhur këtu me dëshirën për të bërë akoma edhe më shumë. Në këtë samit mbi 50 vende nga Bangladeshi, Kolumbia, Finlanda dhe deri në Kinë kanë premtuar se do të kontribojnë me mbi 30 mijë ushtarë dhe policë”.

Obama ka theksuar ndër të tjera se këto vende gjithashtu do të kontribojnë edhe me mjete mjekësore dhe helikopterë në mënyrë që forcat paqëruajtës tia arijnë qëllimit të tyre.

Operacionet e forcave paqësore vendosen me miratimin e KS-OKB në çdo vend të botës për ti dhënë fund mosmarrëveshjeve dhe konflikteve.

Lajme të ngjashme

Back to top button