Presidenti iranian thirrje për hetim mbi tragjedinë në Mina

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani të shtunën ka bërë thirrje që të ngritet një hetim për shtypjen që ndodhi gjatë haxhit, ku humbën jetën më shumë se 750 haxhinj, raporton Anadolu Agency (AA).

Duket se Irani ka pësuar numrin më të madh të viktimave gjatë rrëmujes së të enjtes në Arabinë Saudite. Sipas raporteve të mediave të paktën 136 iranianë ishin në mesin e të vdekurve, ndërsa më shumë se 340 të tjerë llogariten si të zhdukur,

Rouhani shprehu ngushëllime për familjet e viktimave në fjalimin e tij gjatë Samitit për zhvillim të qëndrueshëm në OKB, në New York.

“Unë theksoj nevojën për vëmendje ndaj të plagosurve si dhe për një hetim mbi shkaqet e incidentit dhe incidenteve tjera të ngjashme gjatë haxhit të sivjemë”, tha ai ndër të tjera në fjalën e tij.

Të paktën 800 haxhinjë u lënduan gjatë rrëmujës që ndodhi në Mina, rreth 5 kilometra në lindje të qytetit të shenjtë të Mekës, derisa haxhinjtë ktheheshin apo shkonin drejt kryerjes së ritit të “gjuatjes së shejtanit me gurë” në Jamarat. Edhe 22 vende tjera konfirmuan se në mesin e të vdekurve gjenden edhe qytetarë të tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button