Me këtë teknologji, nuk do të keni nevojë që ta mbushni më kurrë celularin (Foto)
Energous Corporation ka dalë me një teknologji të re të quajtur ‘WattUp’, një mbushës me wireless për pajisje teknologjike që së shpejti do t’i mbushë celularët dhe bateritë e tjera duke përdorur radio valët, transmeton lajmi.net.
Në këtë teknologji, routeri i quajtur WattUpp – i cili transmeton këto lloje valësh, do të mund të vendoset në një dhomë, zyre apo ku të dëshironi ju, dhe duke përdorur valët e tij – energjia që del nga transmetuesit e tij, do të mundësohet që bateritë e celularëve të mbushen përderisa ju lëvizni, punoni apo thjeshtë qëndroni.
Kështu, bateria juaj do të jetë gjithmonë me energji përderisa të jetë i aktivizuar ky router, pasi që valët do të mbushin baterinë gjatë gjithë kohës duke mos e lënë fare që të zbrazet.
Sipas Energous, kjo teknologji do të arrijë tek përdoruesit gjatë vitit të ardhshëm.