Erdogan takohet me emirin e Katarit, Shejh Temim

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, është takuar në një mëngjes pune me emirin e Katarit Shejh Temim bin Hamad Al Sani, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e presidencës theksohet se Erdoğan dhe Shejh Temim në takimin e  tyre i cili ka zgjatur afërsisht 1.5 orë në rezidencën Tarabya, krahas marrëdhënieve dypalëshe kanë shkëmbyer pikëpamjet në çështjet rajonale dhe ato ndërkombëtare.

Që të dy liderët kanë theksuar se duhet të intensifikojnë përpjekjet për të vënë në veprim komunitetin ndërkombëtare në kuadër të shfaqjes së qasjes së përbashkët kundër shkeljeve izraelite me objektiv Jerusalemin dhe Mesxhid-in Aksa.

Duke u vënë në dukje rëndësinë se duhet të tregohen përpjekje të përbashkëta për mbrojtjen e të drejtave të palestinezëve dhe ofrimin e mbështetjes së duhur, është theksuar gjithashtu se dhunimet e Izraelit në Jerusalem, bllokadat kundrejt Gazës dhe aktivitetet për zgjerimin e vendbanimeve të hebrenjve janë shqetësuese. Gjithashtu është rikujtuar se gjatë përpjekjeve ligjore të cilat janë duke vazhduar me durim në këto çështje janë të rëndësishme ruajtja e bazës ligjore, mbështetja ndërkombëtare dhe rritja e presioneve ndaj izraelit.

Erdoğan dhe Shejh Temim, në çështjet rajonale kryesisht kanë diskutuar për Sirinë dhe Jemenin dhe gjithashtu kanë konfirmuar edhe njëherë vendosmërinë e tyre për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button