“Simfonia e Djallit”

Edhe pse kisha disa opinione  për situatën momentale dhe rrjedhat politike, i ndodhur para surprizave çuditëse nga ngjarjet politike  brenda faktorit shqiptar, stagnova çdo gjë. Nuk veproja dot! Nuk kisha besim as ne vetëm time me. Heshta, ngase mendoja se me heshtjen mund te kontribuoja ! Letargjia e panevojshme ne këto momente me zuri trurin. Me bllokoi edhe logjiken! Logjikën e cila ndoshta mund të ketë funksionuar ndonjëherë gabim, por kurrë me tendencë dashakeqe. Ndonjëherë ndoshta i manipuluar, por kurrë me idenë e zullumqarit.

Si çdoherë, pa tendencë zullumqari dhe pa urrejtje për askënd, me dashurinë  më të pastër për kombin dhe popullin tim, u detyrova që te çliroja veten në këto moment kur e gjithë anti shqiptarizmi janë vendosur kundër faktorizimit politik të shqiptarëve, duke u munduar të degradojnë kauzën dhe figurat e shquara te kombit tonë.

E si do rinte një shqiptar ,zoti i mendjes, duarkryq në këtë situatë, kur e gjithë “orkestra” djallëzore sërbo-maqedone antishqiptare, fatkeqësisht edhe me disa “instrumente” shqiptare janë duke demonstruar “Simfoninë e Dreqit”? Janë vendosur të gjithë bashkë , duke mos kursyer mjete ,që të zbehin figurën dhe fuqinë e liderit të BDI-së, Ali Ahmetit? Jo të Ali Ahmetit si një njeri nga Zajazi, i biri i filanit ose filanes, por figurës që është sinonim i  rezistencës më sublime anti sërbo-maqedone. Figurës së Ali Ahmetit si një ndër kontribuuesit më meritorë për shkatërrimin e Jugosllavisë Millosheviçiane dhe nënshtrimit të Maqedonisë etnocentrike. Sulmojnë Ali Ahmetin dhe BDI- në për të kthyer shqiptarët në pafuqinë e tyre politike të para 2001-t dhe pastaj majorizimin e tyre.

E gjitha kjo, edhe pse është tendencë shekullore, por kohëve të fundit ka marre furinë.

Pas publikimit të të ashtuquajturave bomba nga ana e Zoran Zaev, të shumë mirë para aranzhuara dhe nxjerrjes së disa incizimeve nga përgjimet e paligjshme , doli në pah krimi shtetëror i partisë maqedone ne pushtet. Tentuan të nxjerrin gjëja disa dëshmi edhe për partinë shqiptare në pushtet. Nuk e di se a ka pasur ose jo, por nga ajo që dëgjuam, Zoran Zaev ndoshta i manipuluar nga mosnjohja e gjuhës shqipe dhe i gënjyer nga shqipfolësit pranë tij se ka diçka, ne dëgjuam vetëm se biseda private mes miqsh dhe shokësh ,duke dhënë ndonjë vlerësim për miq dhe shokë.

Edhe pse disa mendonin në sinqeritetin dhe dashamirësinë e misionit tani më Zaevian,  unë kurrë nuk besova se ai është mision fisnik. Isha i sigurt se qëllimi i vetëm i tij është politik dhe ardhja me çdo kusht në pushtet. Të themi të drejtën, nëse ai vërtet mendonte se me atë mision kishte qëllim mirëqenien qytetare dhe të mirën e përgjithshme, pse ai duhej që të takohej me Gruevskin disa herë , larg opinionit dhe sy më sy (në prani  të një mikro-kamere J), për ti bërë shantazh që Gruevski të jap dorëheqje? Po sikur Gruevski do të pranonte dorëheqjen, ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhte me bombat. Po sidoqoftë ai misionit politik sadopak ja ka arritur. Ja arriti të fragmentarizojë votën maqedone . Ky fragmentarizëm nuk do të mundësojë më që asnjë parti maqedonase të ketë atë fuqi absolute në pushtet, siç ka pasur për disa mandate VMRO-DPMNE-ja.

Kjo është një arritje politike për interesat e ngushta politike të LSDM-së, por harruan misionin e tyre supreme dhe që të gjithë bashkë e mendojnë, majorizimin e shqiptarëve. Kjo u rrëshqiti nga mendja dhe pasi u kujtuan filluan të gjithë bashkë luftën e tyre shekullore anti shqiptare.

Duke e njohur mendësinë etnocentrike të të gjithë faktorit politik maqedonas , sidomos tendencën e shqiptaro sundimit, kur behet fjalë për shqiptarët ata kanë ditur që të bashkojnë forcat dhe çnjerëzisht t’i luftojnë çdo gjë shqiptare. Ata në unison me njëri tjetrin filluan misionin e tyre antishqiptar për të dobësuar faktorin shqiptar.

Bënë e çfarë nuk bëjnë! Filluan nga rasti i inskenuar i Kumanovës, pastaj nxorën një ish satan të shqiptarëve, Sllobodan Bogoevski, për të shpifur për figurat e rëndësishme të jetës politike te shqiptarët, stimuluan fraksione Brenda shqiptare, ndërsa ku ta dish se çfarë skenari dhe çfarë shpifjesh do të përgatisin gjer në ditën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare … ! Në çdo hap mundohen të përçajnë shqiptarët! Gjer aty sa që nuk dinë se kush i pari, Gruevski apo Zaev  të zërë sheshet për takime dhe për t’u kërkuar votat qytetarëve nëpër komuna dhe lokalitete shqiptare. Nëpër ata sheshe ku kanë vrarë dhe prerë gjer dje shqiptarët.

Ata tani duan që diferencën mes njëri tjetrin  ta bëjmë me vota shqiptare, njëherit dhe dobësimin e faktorit shqiptarë.

Fragmentarizim i votës maqedonase që vetëm se ka filluar të ndjehet, edhe më shumë do të ndjehet  me ndryshimin e kodit zgjedhor dhe pastrimin e listave zgjedhore, në bazë të marrëveshjes së Përzhinos, marrëveshje e cila lindi si pasojë e krizës politike të krijuar nga “bombat”. Këtu flitet për  mbi 200 mijë vota fiktive maqedonase, të cilat tradicionalisht janë përdorur kundër shqiptarëve. Kjo do të ndikojë edhe në ristrukturimin e popullsisë në Maqedoni.

Këtu tani më po ndjejmë kuptimin e  proverbës popullore “mos bëj në shok se të bjerë në kokë”. Ne në Dibër themi: U munduan të lëshojnë fendë, u doli pordhë!!!

Si pasojë e krizës palët politike arritën një marrëveshje që impononin rikthimin e konsesualitëtit në këtë shtet. Qe në pikëm e parë të Marrëveshjes , gjegjësisht zgjedhjes së prokurorit special,  Bashkimi Demokratik për Integrim, në konsekuence me kërkesën e para një viti për President Konsesual dhe të papranuar nga faktori maqedonas, imponoi mekanizmin e konsesualitetit. Prokurori special u zgjodh me mekanizmin të dale nga Marrëveshja e Ohrit, votim të dyfishtë, ose siç zakonisht ne e quajmë sistemin e Badenterit. Ndoshta është një veprim antikushtetues tani, por situata dhe kriza politike mundësoi hapjen e një çështje të papranueshme më pare nga faktori maqedonas. Kjo edhe një here mund të hap një shteg të ri për avancimin e çështjeve në drejtim të bashkëjetesës të mirëfilltë dhe respektit reciprok të të gjithë qytetarëve që jetojnë në shtetin tone multietnik.

Pasi u zgjodh Prokurori special me mekanizmin e konsesualitetit , atëherë pse ky trend të mos “metastazojë” edhe për çështjet tjera diskutabile? Pse ky precedent tani më  mos vazhdon dhe në instanca tjera? Pse mos  tentohet që të bëhen ndryshime kushtetuese dhe parimi i konsesualitetet të funksionojë edhe për institucionet e  tjera kushtetuese, si p.sh.: në zgjedhjen e qeverisë, presidenti dentit, për votimin e buxhetit, zgjedhje të gjykatësve …. ?!

Kjo tani hapi rrugën edhe për kërkesën legjitime edhe logjike të BDI-së për president konsesual. Pra vizioni i BDI-së i para një viti e gjysmën nuk na paska qenë vetëm se trukelektoral!

Të gjitha do të arrihen në të ardhmen. BDI është garant i fuqishëm i votës tonë, por na nevojitet që  te ne të mbretëron maturia, harmonia dhe uniteti. Tani shqiptarët duhet vëllazërisht të solidarizohen me njëri tjetrin. Shqiptarët tani  nuk duhet të kërcejmë me ritmet e “Simfonisë së Dreqit”  dhe të mos bien më pre , edhe poqë së në “Orkestrën  e djallit”, që luan atë simfoni,   mund të demonstrojë ndonjë instrument shqiptar…!

Lajme të ngjashme

Back to top button