Suedia dyfishon buxhetin për ndihmat ndaj refugjatëve

Suedia,dyfishon shumën e ndihmës së rezervuar për refugjatët dhe azilkërkuesit në buxhetin e vitit 2016.

Në një deklaratë në faqen e internetit të Ministrisë suedeze për Koordinimin e Ndihmave njoftohet se nga buxheti i vitit 2016 ka ndarë një fond prej 8.2 miliardë kron (afërsisht 1 miliardë euro) për refugjatët e të gjithë botës.

Ndërsa theksohet se kjo shumë në vitet e mëparshme ka qenë afërsisht 500 milionë euro.

Në deklaratën ku vihet në dukje se strehimi, ushqimi dhe shpenzimet shëndetësore për refugjatët do të jenë prioritet, theksohet gjithashtu se detajet në lidhje se si do të përdoren këto para do të njoftohen më pas për opinion publik.

Lajme të ngjashme

Back to top button