Pyetjet e duhura duhet të marrin përgjigje, në të kundërt s’ka informim

[Recension: Pse u paraqit tani dëshmia e Bogoevskit? Ja përgjigjet!]

Teksti që po recensohet ngre shqetësimin dhe dilemat mbi pyetje legjitime që do ta interesonin çdo qytetarë të Maqedonisë, por i tërë teksti është përpiluar mbi bazën e supozimeve dhe në momente konstatimeve të autorit.

ALMAKOS   Pse u paraqit tani dëshmia e Bogoevskit  Ja përgjigjetLinku deri te artikulli origjinal: Pse u paraqit tani dëshmia e Bogoevskit? Ja përgjigjet!

Data dhe koha e publikimit: 08/09/2015

Data e recensionit: 20/09/2015

Recensues: Benjamin Arifi

Autori i tekstit pohon se ekziston një lidhje mes disa datave, ngjarjeve, personaliteteve por në asnjë moment nuk ofron mbështetje kredibile të pohimeve që i paraqet. Madje autori ia jep vetes të drejtën që të flasë në emër të “opinionit” pa dhënë ndonjë argument se ku është diskutuar për këtë temë. A janë diskutuar këto dilema në rrjetet sociale, a ka pasur lajme në media, ka pasur debate në forume të ndryshme apo jo.

Autori e merr lirinë që të japë përfundime se për çfarë shkaku është publikuar dëshmia e Sllobodan Bogoevskit, ish shefit të shërbimit sekret në kohë vendimtare për krizën politike.

“Dyshimi i parë është mos ndoshta Amerika po i përgjigjet BDI-së pas publikimit të “bombës 38” e cila sipas LSDM-së tregoi se personalisht kryetari i BDI-së është angazhuar për ndërtimin e objektit kontrovers karshi ambasadës amerikane në Shkup, të cilin disa mediume veçmë e kanë quajtur “Shtëpia Ruse para ambasadës amerikane”. 

Dyshimi i dytë është mos ndoshta Perëndimi po i hakmerret BDI-së për shkak se merr pjesë në një qeveri e cila ende nuk i ka vendosur sanksione Rusisë për shkak të krizës ukrainase. 

SHBA-të dhe BE disa herë kanë apeluar që vendet anëtare dhe vendet kandidate për anëtarësim në BE të respektojnë sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, mirëpo kjo kërkesë deri tani nuk është përfillur nga qeveria VMRO-BDI”, konstaton autori.

Fakti që Gjykata e Nju Jorkut ka publikuar dëshminë e Bogoevskit në këtë kohë krize sipas autorit, është dëshmi e mjaftueshme se Amerika po i hakmerret BDI-së.

Gazetari duhet t’i shmanget komenteve dhe tu përmbahet vetëm fakteve, me qëllim që tekstet t’i afrohen sa më shumë së vërtetës.

Në kohë krizash politike spekulimet dëmtojnë më së shumti “të vërtetën” dhe kujdesi i gazetarëve dhe medieve duhet të jetë edhe më i madh. Në të kundërt ata humbin besimin.

Lajme të ngjashme

Back to top button