Vetëm njëra palë në lajm, të le të “lagur” para publikut

[Recension: Komuna do ti prishë vetëm objektet e shqiptarëve në plazh]

Kur një produkt gazetaresk përmban akuzë, gjithmonë në përmbajtje të tij duhet të kemi edhe qëndrimin e palës tjetër. Teksti që po e recensojmë është shembull i një informacioni të paverifikuar.

strugaLinku deri te artikulli origjinal: Komuna do ti prishë vetëm objektet e shqiptarëve në plazh

Data dhe koha e publikimit: 16.09.2015

Data e recensionit: 21.09.2015

Recensent: Xhenis Sulimani
Teksti bazohet në postimin e ish kandidatit për deputet nga radhët e PDSH-së, Zija Jonuzi, i cili ka kritikuar punën e kryetarit aktual të Strugës, Ziadin Selës.

“Ish kandidati për deputet nga radhët e PDSH-së, Zija Jonuzi shprehet se me heqjen e objekteve në plazhet e Strugës do të dëmtohen vetëm shqiptarët dhe se ky aksion do të përfundojë si aksion i kioskave, ku të dëmtuar dolën vetëm shqiptarët.”

Gazetari nuk ka bërë përpjekje që në tekst të marr edhe palën tjetër që kritikohet në këtë rast dhe ta bëje lajmin e plotë. Ai duhet të jep mundësi të dy palëve që të shprehin qëndrimet, sidomos në raste të tilla kur njëra palë shpreh akuza dhe dikush është objekt i kritikës.

Madje, gazetari nuk ka paraqitur asnjë dëshmi dhe do të ishte e drejtë të saktësonte se lajmi është i pakonfirmuar.

Si i këtillë lajmi cilësohet si jo i qartë, jo i plotë, i paverifikuar dhe i njëanshëm. Publiku mbetet i pa informuar dhe media del se mund të jetë tendencioze ndërkohë që mund të mos e kishte këtë si synim.

Lajme të ngjashme

Back to top button