SHBA, ndalohet një person teksa përpiqej të vidhte një avion

Një personi është kapur në flagrancë nga forcat e sigurisë teksa përpiqej të vidhte një avion pasi kishte kaluar barrkiadad e sigurisë me mjetin e tij në zonën e ndaluar në aeroportin rajonal “Waco”. Ngjarja ka ndodhur në Teksas të SHBA-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Theksohet gjithashtu se personi në fjalë është i gjinisë mashkull, ndërsa emri i tij nuk bëhet i ditur. Personi është kapur nga policia me ndihmën edhe të punonjësve të aeroportit dhe theksohet gjithashtu se pavarësisht paralajmërimeve personi nuk largohej nga avioni dhe tentonte të hapte derën e tij.

Mësohet gjithashtu se avioni i përkiste një kompanie private në qytetin Waco dhe se personi i cili pretendohet se kishte probleme mendore është dërguar nga autoritetet në spital për të kryer kontrollin shëndetësorë.

Policia e Waco ka theksuar se personi do të gjykohet me akuzat për tentativë të vjedhjes së avionit, rezistencë ndaj policisë dhe hyrje pa leje në një zonë të ndaluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button