Zhernovski: Mafia ndërtimore është e përzier në PDU-në në Debar Maallo

Mafia ndërtimore është e përzier në aferën me Planin Detal Urbanistik në Debar Maallo, thotë kryetari i komunës Qendër Anfrej Zhernovski.

Ai thotë se nuk mban përgjegjësi pasi pushteti me disa ndryshime të ligjit për planifikim hapësinor ka marr përgjegjësi të vendosë çka do të ndërtohet në komunë, transmeton Telma.

Qytetarët që jetojnë në këtë lagje kërkojnë përgjegjësi për ndryshimin e PDU-së. Janë kundër idesë që në vendin ku janë barakat ku është e vendosur komuna të ketë ndërtesë administrative 15 katëshe.

Zhernovski ka premtuar se nuk do të lejojë që të realizohet ky plan, por saktësisht nuk tregoi mënyrën se si do të kundërshtojë.

Lajme të ngjashme

Back to top button