Restriksione të ujit në Tetovë

Restriksione të furnizimit me ujë në Tetovë paralajmëroi Ndërmarrja publike komunale Tetovë. Sipas Borçe Bojoskit nga NPK “Tetovë” restriksioni është për shkak të bollshmërisë së zvogëluar të burimeve malore si paosjë e motit të ngrohtë të gjatë pa reshje shiu, por edhe shfrytëzimi joracional i ujit nga ana e banorëve të qytetit.

Restriksionet gjithsej do të zgjasin pesë orë. Ujë nuk ja njëherë nga ora 17:30 deri në orën 19:30 gjatë ditës, ndërsa pastaj pa ujë banorët do të mbeten nga ora 1:30 deri në orën 4:30 pas mesnate. Tetovarët sipas vlerësimeve shpenzojnë edhe mbi 350 litra ujë në sekondë për furnizim normal që nuk ishte problem derisa nga burimet malore kishte rrjedhje edhe deri në 500 litra në sekondë në fillim të verës.

“Bollshmëria momentale e burimeve malore është 230 litra në sekondë dhe kjo sasi plotësohet nga bunarët e kyçur nëntokësorë në rajonin e qytetit. Këtu mund të llogaritet në 40 deri në 50 litra si sasi plotësuese e ujit të pijshëm megjithatë edhe kjo sasi nuk është e mjaftueshme”, deklaroi Bojoski.

Për dallim nga vitet e kaluara kur lagjet e larta dhe ndërtimet e larta pa hidrofor fitojnë ujë vetëm për disa orë tani ka mundësi teknike për kon trollim të rrjedhjes nëpër rrjetin ujësjellës dhe riorientim dhe shpërndarje të ujit në mënyrë më të barabartë se sa më parë.

“Tani kemi mundësi që të sjellim një reduktim në rrjetin ujësjellës ashtuqë zvogëlohet rrjedhja e sasive në pjesën e poshtme të qytetit për llogari në çka orientohet uji në pjesët më të larta të qytetit. Kjo është meritë e projektit të realizuar vitin e kaluar i mbështetur nga banka KFV. Tani ato sisteme gjegjësisht ajo pajisje hidromekanike është në funksion dhe shumë kontribuon që uji të mund të balancohet deri dikur njejtë në të gjitha pjesët e qytetit”, tha Bojoski. Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi së bashku me kryetaren e Komunës së tetovës Teuta Arifi gjatë mbikëqyrjes së ndërtimit të fazës së dytë të sistemit ujësjellës “Intervenim në ujërat e lumit të Ftohtë dhe lumit Shkumbin” gjatë korrikut paralajmëruan përfundim të gjithë sistemit dhe ndërtim të stacionit pastrues deri në fund të vitit.

Në këtë mënyrë qyteti do të fitojë 200 litra ujë shtesë në sekondë dhe me këtë restriksionet në furnizim më do të jenë e kaluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button