Tiranë, vetëvritet i dënuari për vrasje në spitalin e burgut

Një i dënuar me 20 vjet burg ka vrarë veten në ambientet e Spitalit të Burgut në Tiranë.

Ajet Sulkaj nga Berati, i dënuar me akuzën e vrasjes, ishte shtruar në spitalin e burgut pas disa shqetësimeve shëndetësore. Dje, ai ka përfituar nga një pakujdesi e gardianëve, dhe në momentin që ishte vetëm në qeli, ka vrarë veten. Me gjithë ndërhyrjen e gardianëve, 39-vjeçari nga Berati nuk ka mundur të shpëtojë.

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thanë se Sulkaj kishte jetuar për disa kohë në Patos dhe prej vitesh po vuante një dënim me 20 vjet burg për vrasje. Dyshimet e para janë se ai vuante nga depresioni, ndërsa policia po heton edhe për dosjen e tij, për mundësinë e një dënimi të padrejtë. Në pyetje do të merren edhe drejtuesit e Spitalit të Burgut, shokë të qelisë si dhe familjarë, për të mësuar më shumë mbi Ajet Sulkajn.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. VELLAI IME NUK KA VRAR VETEN PO TE KERKOIN ME SHUM POLICIA SE TE TERA DO DALIN NUK DO VONOIN SHUM DHE KUSH E KA BER DO TA PAGOI VETEM KAQPO THEM .. PO TE DOI POLICIA TE FLASI ME MUA QE TE MESOI TE VERTETEN ….

Back to top button