Opozita dorëzoi propozime për plotësimin e komisioneve kuvendore

­ Grupi i deputetëve të LSDM­së sot në Kuvend dorëzuan listën e deputetëve për vendet e zbrazura në komisionet dhe trupat kuvendore, ndërsa së shpejti pritet të dorëzohet edhe propozimi për nënkryetar të Kuvendit.

Koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM­së Goran Sugareski thotë se shpreson që në një kohë të afërt të përcaktohet seanca e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Ende nuk e zbulon emrin e deputetit i cili do ta kryejë edhe funksionin e nënkryetarit deri në zgjedhjet në muajin prill. Kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime, deputeti Zoran Ilioski tha se sot pasdite është informuar se propozimet kanë arritur tek shërbimet dhe se pas shqyrtimit të tyre do të caktohet termini për mbajtjen e seancës.

Përveç plotësimit të vendeve të zbrazëta në komisionet kuvendore, do të ripërtërihet edhe përbërja e komisioneve për mbykëqyrje të punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe të Agjencisë për Inteligjencë dhe Monitorim të zbatimit të masës së veçantë hetuese ndjekje të komunikimit nga ana e MPB­së, Drejtorisë për Polici Financiare, Drejtorisë Doganore dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Pasi propozim vendimet ta kalojnë filtrin e komisionit pritet që kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski të caktojë seancë ku ato do të miratohen.

Dje grupi i deputetëve të LSDM­së në Kuvend dorëzoi njoftimin për tërheqjen e dorëheqjeve të tyre, me çka ata zyrtarisht u përfshinë në punën e Parlamentit. Deputetët e opozitës sot morën pjesë në takimin me sekretarin shtetëror francez Arlem Dezir.

Lajme të ngjashme

Back to top button