Turisti nga Turqia mbytet në ujërat e liqenit të Mavrovës, fundoset papritur

jë shtetas i Republikës së Turqisë i moshës 66 vjeçare, sipas gjitha gjasave ka humbur jetën në ujërat e liqenit të Mavrovës. Ngjarja tragjike ka ndodhur të dielën në orët e pasdites, gjersa ai me familjarë të tij nga Shkupi ku dhe kishte ardhur mysafir, kishin dalur për shëtitje në liqenin e Mavrovës. Në një moment, siç njoftojnë nga Policia, ai ka tentuar duke notuar të kalon nga një breg në bregun tjetër të liqenit, dhe papritmas është fundosur, transmeton Radio Vala.

“Ngjarja ndodhi në pjesën mes Bunecit dhe Leunovës, konkretisht 2 kilometra nga Buneci. Bashkë me familjarin e tij, 38 vjeçarin me inicialet H.R nga Shkupi dhe me dhjetëra miq të tjerë, me tre automjete kishin ardhur për vizitë në Mavrovë. Fillimisht, shkupjani kishte hyrë në liqen për tu freskuar duke notuar nga bregu në anën e kundërt. Në momentet kur i ishte afruar afër bregut, të njëjtën kishte tentuar ta bënte edhe shtetasi turk. Por, diku në mes të rrugës papritmas është fundosur dhe është humbur nën sipërfaqen e ujit. Ende nuk dihen shkaqet si dhe pse erdhi deri te kjo”, njoftuan nga Policia e Gostivarit, transmeton Radio Vala.

Pas denoncimit të rastit, në vendngjarje kanë dal ekipi nga Stacioni Policor i Mavrovës, dhe pastaj ka arritur edhe ekipi nga Policia e Gostivarit. Ekipet janë vënë në kërkim të shtetasit turk dhe duke punuar në vendngjarje për të mësuar shkaqet që sollën deri tek kjo fatkeqësi. “Hetimi vazhdon dhe në koordinim ne Prokurorinë Publike janë duke u ndërmarrë masat e nevojshme për gjetjen e personit që aktualisht rezulton i humbur. Janë thirrur edhe notues profesionist nga njësiti special i Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët nga mëngjesi i ditës së hënë janë vënë në kërkim të tij”, njoftuan nga Policia e Gostivarit, transmeton Radio Vala.

Lajme të ngjashme

Back to top button