ISIS hedh në ajër tempullin e Belit në Palmira

Shteti Islamik e ka shkatërruar një pjesë të asaj që po konsiderohet si tempulli më i rëndësishëm në qytetin më të lashtë të Sirisë, Palmira, thanë aktivistë dhe dëshmitarë.

Shkalla e dëmtimit të tempullit të Belit që është 2000 vjeçar i vjetër akoma nuk dihet.

Raportet vijnë një javë pasi ISIS e hodhi në erë një tjetër tempull në qytetin e lashtë.

Militantët islamik e morrën kontrollin e Palmirës në muajin maj, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Back to top button