Egjipt, rritet në 76 numri i të vdekurve nga vala e të nxehtit

Njoftohet se është rritur në 76 numri i personave që kanë humbur jetën si shkak nga vala e të nxehtit i cili është efektiv në Egjipt në javët e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Ministria e Shëndetësisë të Egjiptit njoftohet se si pasojë e rritjes së temperaturave të larta në Kajro kanë humbur jetën edhe 6 persona.

Në deklaratë theksohet se 447 persona të prekur nga të nxehtit i janë drejtuar spitalit, ndërsa 22 të tjerë kanë lënë spitalin me po të njëjtat probleme.

Ministria e Shëndetësisë më parë kishte njoftuar se numri personave që kishin humbur jetën kishte arritur në 70 persona.

Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin jashtë dhe gjithashtu i ka rekomanduar që të konsumojnë mjaftueshëm ujë dhe lëngje si dhe përdorimin e çadrave për tu mbrojtur nga rrezet e diellit.

Pritet që në javët e ardhshme temperaturat në disa qytete të arrijnë 50 gradë, dhe për këtë arsye qeveria egjiptiane ka planifikuar të japë leje të veçanta ndaj punonjësve që punojnë në punë të rënda dhe ato që punojnë në sektorë ku janë të ekspozuar ndaj diellit.

Theksohet se temperaturat në Egjipt këtë muaj në Kajro kanë shënuar 36-40 gradë celsius, në Luksor dhe Asvan 45, ndërsa në rajonet përgjatë Mesdheut 30-35. Zyra Meteorologjike e Egjiptit ka njoftuar se temperaturat e larta do të jenë efektive deri në mesin e këtij muaji.

Lajme të ngjashme

Back to top button