Afati i parë i regjistrimit në universitete, vende të lira për rreth 25 mijë stundetë

­ Gjithsej 24.952 vende janë të lira në pesë universitetet shtetërore në Maqedoni për regjistrim në vitin e parë në vitin akademik 2015/2016. Paraqitja e kandidatëve në afatin e parë është sot dhe nesër në universitetet në Shkup dhe Ohër.

Në universitetet në Manastir dhe Shtip paraqitja filloi dje dhe do të zgjasë edhe sot dhe nesër, ndërsa në Uiversitetin Shtetëror të Tetovës afati i regjistrimit do të jetë prej më 18 deri më 21 gusht. Në Universitetin më të vjetër dhe më të madh “Shën Cirili dhe Metodi “­ Shkup janë të lira 10.669 vende, nga të cilat 6.330 për studentë të rregullt në kuotën shtetërore, 3.164 për studentë të rregullt me bashkëfinancimin të studimeve dhe 1.175 për studentët të me korrespondencë.

Afati i dytë i rregjistrimit në Universitetin e Shkupit është me 3 shtator, ndërsa i treti më 16 shtator në fakultetet në të cilat ka vende të lira. Në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrid” ­ Manastir janë të lirë gjithsej 3.803 vende, nga të cilat 2,090 për studentët me kuotë shtetërore, 965 për studentë të rregullt me bashkëfinancimin e studimeve dhe 748 për studentët me korrespodencë. Afati dytë është me 2 dhe 3 shtator ndërsa afati i tretë më 14 shtator. Në Universitetin Shtetëror të Tetovës për vitin akademik 2015/2016 janë të lira 4.650 vende.

Nga këto, 2.245 për studentët në kuotën shtetërore, 2.045 për studentë me bashkëfinancim dhe 360 studentë me korrespodencë. Në Universitetin e Tetovës paraqitja e kandidatlve në afatin e parë është prej 18 deri në 21 gusht dhe e dyta nga 1 deri në 4 shtator. Universiteti “Goce Dellçev” Shtip shpalli konkurs për 5.390 vende, prej të cilave 3.172 për studentët në kuotën shtetërore, 1.208 për studentë me bashkëfinancimin të studimeve dhe 1.010 për studentët me korrespodencë. Në UGD afati i dytë është më 24 dhe gusht 25, dhe i treti më 4 shtator. Universiteti i Shkencave Informatike dhe Teknologjisë “Shën Apostulli” ­ Ohër ka 440 vende për studentët në këtë viti akademik.

Nga këto 220 vende janë për studentët në kuotën shtetërore, 110 për studentë me bashkëfinancimin të studimeve dhe 110 studentë me korrespodencë. Afati i dyti për paraqitje është më 3 shtator dhe i treti më 16 shtator. Informacionet rreth kritereve për regjistrim janë theksuar në konkurset që janë të publikuara në uebfaqet e tyre. Ministria e Arsimit dhe Shkencës paraprakisht njoftoi edhe për konkursin 30/35 dedikuar për gratë mbi 30 dhe burra mbi 35 vjeç që nuk kanë arsimin e lartë apo nuk e kanë përfunduar.

Në kuadër të këtij projekti, të cilat MASH e realizon vitin e gjashtë me rradhë, për vitin 2015/2016 janë siguar 670 vendeve të lira, ku më së shumti në Universitetin Shtetëror të Tetovës (315), në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” ­ Shkup 230, në “Goce Delçev” ­ Shtip 80 dhe në “Kliment Ohridski” ­ Manastir 45 vende. Kandidatët kanë në disponim gjithsej 44 programe studimore, kryesisht teknike, në 16 fakultetet e katër universiteteve. Ata vetë i përcaktojë kriteret dhe afatet për regjistrim.

Lajme të ngjashme

Back to top button