Gazetaria merret me fakte e jo me besëtytni

[Recension: Fytyra e Rinës shfaqet në dritaren e shtëpisë së saj? (Foto)]

Në situata kur mbizotërojnë paqartësi për jetë dhe fate njerëzish, mediat duhet të përmbahen nga spekulimet dhe supozimet, por edhe nga lajme të pakonfirmuara që mund të prekin emocione. Teksti të cilit po i bëhet recension frymëzohet nga një fotografi e dërguar nga lexuesit, origjinaliteti i së cilës është vështirë të vërtetohet. Aq më pak mund të vërtetohet konotacioni i cili i jepet fotografisë.

Fytyra e Rinës shfaqet në dritaren e shtëpisë së saj   Foto  – tetova1.comLinku deri te artikulli origjinal: Fytyra e Rinës shfaqet në dritaren e shtëpisë së saj? (Foto)

Data dhe koha e publikimit: 06.08.2015

Data e recensionit: 07.08.2015

Recensues: Benjamin Arifi

Media serioze duhet të mbajë llogari për relevancën e burimeve të cilat vendos t’i bëjë lajm. Gazetari mund të nisë përpunimin e një lajmi nga informacione lexuesish ose qytetarësh, por vetëm duke e trajtuar informacionin me metoda gazetareske, verifikime nga disa burime dhe pjesëmarrje në vendngjarje. Përndryshe, informacionet që vijnë nga qytetarët jo gjithmonë janë mjaftueshëm relevante për t’i publikuar “blanco”.

Deri sa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë trupin e saj, në këtë fotografi vërehet një siluetë e paraqitur në dritaren e shtëpisë së Rina Ahmetit. Silueta i ngjason fytyrës së fëmijës, kurse disa dëshmitarë okularë që kanë qenë prezent kur është bë foto (dhe që e kanë dërguar te Lajm-i kët foto), thonë se silueta e paraqitur i ka përngjarë shumë fytyrës së Rinës, e cila zyrtarisht ende evidentohet si e zhdukur.

Teksti nuk ka mjaftueshëm burime as përshkruese, por as multimediale për supozimet që ngrihen. Për gazetarinë profesionale, ngjarje shumë më e rëndësishme është zhdukja e vajzës së vogël, se sa bestytnitë e përfolura nga qytetarët. Ata janë të pa verifikueshme dhe shumë pak relevante e të rëndësishme, krahasuar me paqartësitë rreth fatit të vajzës së zhdukur. Në raste të tilla, mediat duhet të përmbahen nga senzacioni dhe të raportojnë në mënyrë profesionale dhe racionale.

Lajme të ngjashme

Back to top button