Tajfuni vdekjeprurës godet Tajvanin
Një tajfun i fuqishëm ka goditur qytetin Soudelor në Tajvan, me erëra të forta dhe shi të madh, duke lënë të paktën 4 persona të vdekur.
Stuhia – me erëra prej 230km në orë – ka filluar në bregun lindor të shtunën dhe tani po lëviz në të gjithë ishullin.
Ka shkaktuar rrëzimin e pemëve dhe billboardeve, dhe uji ka vërshuar në tërë qytetin.
Rreth dy milionë familje kanë mbetur pa energji elektrike.
Janë anuluar të gjitha udhëtimet me tren dhe fluturimet, e po ashtu janë mbyllur shkollat dhe zyrat.
Zyrtarë nga agjencia për motin në Tajvan, kanë thënë te tajfuni po lëviz në drejtimin veri-perëndim dhe gradualisht po e humb fuqinë.
Në mesin e viktimave është një vajzë 8 vjeçare dhe nëna e saj.