Ambasada amerikane mirëpret aksionin policorë ‘Celula’

Ambasada e SHBA e përgëzon Ministrinë e punëve të brendshme për operacionin  ndaj personave të dyshuar si terrorist dhe ndihmues të terrorizmit.

Jemi të informuar se ky operacion ishte rezultat i një hetimi të gjatë dhe të vëmendshëm nga ana e policisë, shërbimeve të zbulimit dhe Zyrës së prokurorit, në pajtim me ligjet e reja anti-terrorizëm në Maqedoni. Mbështesim përdorimin e procedurave të drejtësisë penale nga ana e Qeverisë, për të ndaluar lëvizjen e luftëtarëve terrorist drejt rajoneve të konfliktit, për të frenuar dhunën , dhe për të luftuar fuqimisht ekstremizmin e dhunshëm. Operacioni i mëngjesit të sotëm ndihmon përpjekjet rajonale dhe botërore për t’i dhënë fund murtajës së terrorizmit. Siq e tha sekretari i shtetit Kerry: ‘Çdo vend ka rolin e vet” në shkatërrimin dhe mundjen e ISIS-it. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të ndihmojnë Maqedoninë dhe shtetet tjera në rajon dhe në botë, gjatë përpjekjeve të tyre për të luftuar ISIS-in. Siç tha presidenti Obama në Kombet e Bashkuara shtatorin e kaluar, ata që janë të përkushtuar ndaj kësaj pune urgjente do të kenë partner të fuqishëm dhe të palëkundur në Shtetet e Bashkuara, thuhet në qëndrimin e ambasadës së Amerikës në Shkup.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Po Leshelise ne Shqipni kur do ti vije rralla?
    Me siguri asnjehere sepse eshte fut ne Cadren e Izraelit!?

Back to top button