Zbulohet Nexusi i ri nga Huawei (Video)
Huawei ka punuar shumë në telefonin e ri Nexus dhe së fundmi është publikuar një video në të cilën shfaqet telefoni i ri i Google-it.
Në rrjetin social Twitter është publikuar videoja e prototipit të Nexusit, i cili pritet të jetë më i fuqishëm se paraardhësi i tij, transmeton Koha.net.
Në këtë video mund të shihet se telefoni do të ketë ekran 5.7-inç QHD dhe sipas dizajnit, pajisja pritet të ketë skanerin për njohje të gishtërinjve.
Kjo veçori paralajmëron se me Huawei Nexus do të prezantohet edhe sistemi i ri operativ Android M, që besohet se ka shtuar disa veçori të sistemit biometrik.
Huawei Nexus pritet të jetë pasardhës i Motorola Nexus 6, derisa LG besohet se është duke punuar në pasardhësin e Nexus 5.
Google ende nuk ka konfirmuar datën e lansimit të telefonave Nexus.