Çairi ndihmoi Tetovën me 10 mijë euro

Në seancë të jashtëzakonshme Këshilli i Komunës së Çairit akordoi një shumë prej 10 mijë eurosh si ndihmë humanitare për pasojat nga vërshimet në Tetovë. Këshilltarët e kësaj komunë gjithashtu miratuan njëzëri edhe vendimin për të ofruar pagat e tyre këtë muaj, si dhe burime njerëzore , makineri e ndihma të tjera ushqimore.

“Mbledhja e Këshillit e cila ishte urgjente ka intencën të ndajë dhembjen me qytetarët e Tetovës, veçanërisht duke shprehur ngushëllime familjarëve që kanë viktima nga kjo fatkeqësi natyrore, për të treguar se edhe në këto momente të këqija jemi bashkë me tetovarët. Në bashkëpunim me sektorin civil në këtë rast me El hilallin nga Komuna e Çairit do të jetë një ndihmë simbolike 600 mijë denarë, ku gjithashtu u bashkëngjitën edhe këshilltarët edhe administrata ku rrogat e tyre këtë muaj do t’i dedikojnë për t’iu dal në ndihmë atyre që kanë nevojë në malësi dhe qytetin e Tetovës” , deklaroi Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit.

Lajme të ngjashme

Back to top button