Qeveria do t`i ndihmoj të prekurit nga vërshimet në Tetovë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë do ti sanojë të gjitha dëmet që janë shkaktuar nga vërshimet e djeshme në qytetin e Tetovës me rrethinë.

Kështu është vendosur në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Qeverisë për shkak situatës me vërshimet në Tetovë.
Ministri i ekologjisë Nurhan Izairi në takimin me gazetarë pas përfundimit të seancës theksoi se Qeveria ka formuar Trup koordinativ i cili do të drejtohet nga ai, kryetarja e Komunës së Tetovës dhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Vllado Peshevski, ndërsa anëtarë të saj do të jenë ministra, përfaqësues të institucioneve të ndryshme si dhe përfaqësues të pushtetit lokal.
Izairi gjithashtu tha se Qeveria ka formuar edhe një Komision për vlerësimin e dëmeve materiale të shkaktuara nga vërshimet me qëllim të kompensimit të tyre në tërësi. Ky komision do të drejtohet nga Ejup Alimi, sekretar shtetëror në Sekretariatin për Implementimin e MO-së dhe Vase Donevski drejtor i shërbimeve të përbashkëta të Qeverisë.
Ministri Izairi me tjerash theksoi se Qeveria ka sjell edhe vendim për ndihmë financiare fillestare që do t`iu jepet familjeve të dëmtuara nga vërshimet dhe më pas do të vijojë vlerësimi i dëmeve.
Gjithashtu Qeveria ka sjell edhe disa konkluza tjera me qëllim të ndihmës së banorëve të kapluar nga kjo fatkeqësi dhe kthimit të normalitetit.
Ministri Izairi në emër të Qeverisë iu shprehur ngushëllime të gjitha familjeve që kanë pasur viktima nga kjo fatkeqësi.

Lajme të ngjashme

Back to top button