Ulje e vogël e çmimit të ngrohjes qendrore

Për 0,19 për qind zvogëlohet çpmimi i ngrohjes qendrore që e siguron Ballkan Energji Grup (BEG), ndërsa për 0,86 për qind ngrohja e ELEM energjetikë. Kompensimi për ngrohje nga Shkup-Veri mbetet i njëjtë sikur vitin e kaluar.
Siç kumtoi sot drejtori i Komisionit rregullator të energjetikës (KRE) Dimitar Petrov, çmimi zvogëlohet edhe për konsumatorët e shkyçur për 0,75 për qind.

Në sezonin e ardhshëm të ngrohjes shfrytëzuesit e BEG falas do të marrin plus një orë ngrohje, respektivisht, në vend që prej orës 6 deri në ora 21 do të kenë ngrohje prej orës 06 deri në ora 22.

Risi është shtoi Petrov edhe ajo që për fillim eventual më herët të sezonit të ngrohjes, pikë referimi do të jenë parashikimet e DPHM, e jo sikur deri më tani matjet reale të temperaturave dy ditë më parë.

“Ngrohja do të kyçet para sezonit të ngrohjes nëse mesatarja nga parashikimi i DPHM tregon se temperatura do të jetë 12 gradë, sqaroi drejtori i KRE.

Sipas vendimit të Komisionit, për kopshtet, shkollat fillore dhe të mesme të cilat janë nën Ballkan Enerxhi Grup, çmimi i ngrohjes do të ulet për 14.45 për qind. Elem energjetika, çmimin mesatar do ta zvogëlojë për 0,86 për qind me atë që shfytëzuesit që paguajnë sipas sahatit marrin ulje për 4 për qind, ndërsa për ata që paguajnë për metër katror çmimi rritet 1 për qind.

Lajme të ngjashme

Back to top button