Tajvan, studentët “okupojnë” Ministrinë e arsimit në protestë kundër teksteve shkollore (VIDEO)

Qindra nxënës në Tajvan kanë sulmuar Ministrinë e arsimit, duke protestuar kundër ndryshimeve të propozuara në programin mësimor, transmeton BBC.

Tajvan, studentët okupojnë ministrinë e arsimit në protestë kundër teksteve shkollore

Së paku 200 studentë kaluan gardhet e ndërtesës gjatë natës dhe kampuan në kompleksin e kryeqytet, Taipei.

Studentët duan të rishikohen tekstet e Tajvanit, të cilat sipas tyre promovojnë një pikëpamje pro-kineze. Qindra studentë mbetën para Ministrisë së arsimit të premten, duke brohoritur “Jip dorëheqjen, ministër!” dhe “Mohoj programin mësimor”.

Ministri i Arsimit, Wu Se-hwa u ndalua kur u përpoq që shkurtimisht t’i flas turmës së protestuesve.

Protestat janë përshkallëzuar pas vetëvrasjes së aktivistit, studentit Lin Kuan-Hua, i cili sipas policisë u vetëvra të enjten në mëngjes. 20-vjeçari ishte akuzuar për hyrje të paligjshme në ministrinë e arsimit javën e kaluar.

Studentët në Tajvan kanë udhëhequr shumë protesta kundër marrëdhënieve të ngushta me Kinën gjatë vitit të kaluar.

Vitin e kaluar, nxënësit okupuan parlamentin e Tajvanit për 24 ditë, e cila ishte demonstrata anti-Kineze më e madhe ndër vite, duke bllokuar me sukses miratimin e legjislativës për një marrëveshje të diskutueshme tregtare me Kinën.

Kina e konsideron Tajvanin si pjesë zyrtare e territorit të saj, pavarësisht se ishulli qeveris vetveten për gjashtë dekada tashmë. Të dy palët u ndanë në fund të luftës civile kineze në vitin 1949./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button