Tsipras e pranon: Evropa na detyroi për marrëveshjen

Marrëveshja me kreditorët nuk ishte zgjedhja jonë. Dhe nëse dikush mendon se do të mund ta arrinte një marrëveshje më të mirë, le ta thotë.

Kjo është deklarata e Kryeministrit të Greqisë Alexis Tsipras para Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij, SYRIZA, transmeton Indeksonline.

“Greqia ishte mes dilemës të një kompromisi të vështirë dhe të bankrotimit shtetëror”, është arsyetuar ai para bashkëpartiakëve të tij që po e kundërshtojnë ashpër Tsiprasin për marrëveshjen e arritur, gjë që mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Ai iu ka drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë në Athinë në mënyrë që të parandalojë fraksionet brenda SYRIZA-s majtiste.

“Ne kemi shkaktuar çarjet e para të hegjemonisë së Evropës neoliberale. Duhet të japim përgjigje definitive nëse një qeveri e majtë mund të mbijetojë në një Evropë liberale dhe konservatore”, ka thënë Tsipras.

Lajme të ngjashme

Back to top button