Edhe një krizë për Greqinë, vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, është duke u përballur me anëtarët e partisë së tij SYRIZA mbi marrëveshjen e Greqisë me kreditorët. Këshilli Qendror i SYRIZA-s, që me plot vendosmëri votoi kundër pakos së masave shtrënguese, të kërkuara nga kreditorët, është shkaktar i një mbledhje që do të mbahet të enjten për ta dhënë vendimin e vet për rrjedhën e bisedimeve gjer më tani.

Ndërkaq, zv/ministri i Financave në Greqi, Dimitriy Mardas për televizionin publik grek, këtë mëngjes, ka thënë se një rikthim i Greqisë tek valuta e vjetër Dhrami do të rezultonte me një devalvim të madh të vendit, transmeton Indeksonline.

Mardas ka thënë se nuk e ka pritur që ish-ministri i Financave, Yanis Varoufakis të dalë me një ‘Plan B’ duke e prezantuar një sistem paralel financiar në Greqi. Komentet e tij sot paralajmërojnë se një krizë e re në Greqi do ta çonte vendin drejt një Greksiti.

Tsipras në një intervistë për një radio greke ka provuar ta arsyetojë thirrjen e tij për referendum, që pasoi më vonë me vendimin e tij për t’iu nënshtruar kushteve të kreditorëve. Kjo ka ngjallur reagime të shumta në opinionin grek dhe atë të huaj. Ai ka thënë se marrëveshja e fundit nuk është e vështirë sa marrëveshjet e tjera, transmeton Indeksonline. Ndërsa ka thënë se disa vende të BE-së ende po provojnë ta shtyjnë Greqinë drejt daljes nga zona euro.

Në lidhje me paralajmërimet e Varoufakisiti për një sistem paralel financiar, Tsipras ka thënë se nuk do të lejoj që të shantazhohet nga bashkëpartiakët e tij, duke bërë thirrje për një mbledhje urgjente të SYRIZA-s gjatë muajit shtator me qëllimin që të shmanget shkuarja e vendit në zgjedhje.

Tsipras ka thënë se nëse nuk do ta ketë mbështetjen e shumicës në parlament, ai do të detyrohet që ta çoj vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, ndërkohë që me ironi ka thënë se “është joreale të thuash se kam votuar kundër propozimeve të qeverisë, dhe në të njëjtën kohë e mbështes qeverisë.”

Tsipras me vendosmëri ka pohuar se nuk pendohet për asgjë që ka ndodhur në pesë muajt e fundit.

Komisioneri francez për Ekonomi dhe Financa, Pierre Moscovici, ka përqeshur me ironi planet sekrete të publikuara nga ish-ministri Varoufakis, i cili ka thënë se do ta hakoj sistemet elektronike të qeverisë në mënyrë që të hartojë një sistem alternativ të pagesave.

“Çdo gjë që bëhet në mënyrë diletante është absurditet”, ka thënë Moscovici për gazetarët francezë.

Marksisti stoik Varoufakis rrezikon që për pretendimet e tij të përballet me akuza për veprime kriminale, ndërsa duhet që parlamenti grek t’ia heq imunitetin që gëzon në mënyrë që të shkohet përpara me ndjekje penale ndaj tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button