Përdorimi i limonit për estetikë

E keni ditur se limoni ka shumë veti estetike? Ai pastron poret. Në saje të vlerave të tij antiseptike, lëngu i limonit i përdorur edhe në fytyrë pastron lëkuren e saj nga pikat e zeza.

Shkëlqen lëkurën. Vitamina C dhe acidi citrik kane fuqi pastruese dhe shkëlqyese për lëkuren. Një lugë lëng limoni, një lugë argjili i gjelbër pluhur dhe disa pika lëng trëndafili janë një maske shumë e mirë për lëkuren e fytyrës. Hiqeni pas dhjetë minutash.

Buzë të buta. Përpara se të shkoni për të fjetur, lyejini buzët me pak lëng limoni dhe shpëlajini në mëngjes.

Thonj të shëndetshëm. Një përzierje e lëngut të limonit me vajin e ullirit janë një ilaç i mirë për thonjtë, të cilët mbahen për pak minuta në këtë përzierje. Shërben edhe për pastrimin prej shenjave të ngjyrave dhe duhanit.

Një gotë ujë me limon në mëngjes. Kjo ndihmon në përmirësimin e metabolizmit dhe aktivitetin e stomakut.

Eliminon njollat e moshës dhe të shtatzënisë. Lëngu i limonit i aplikuar rregullisht mund të ndihmojë në eliminimin e shenjave të moshës dhe shtatzënisë. Për këtë, pak lëng limoni shtohet në kremin hidratant të fytyrës dhe atë përdoreni më pas si zakonisht.

Flokë të butë dhe të shndritshëm. I përdorur vetëm ai ndihmon në eliminimin e zbokthit. E përzier edhe me vaj ulliri shërben për t’i dhënë më shumë ndriçim atyre.

Kundër qeskave nën sy. Një copë pambuk me limon mund të vendoset mbi to dhe nëse kjo nuk bën efekt, atëherë aty mund të vendosni për 20 minuta nga një fetë limoni.

Dhëmbë më të bardhë. Një lugë me lëng limoni, një me sodë bukë, të përziera, mund të shërbejnë për të zbardhur dhëmbët duke i fërkuar ato me një copë pambuk të përshtatshëm. Për të vazhduar më pas me larjen e zakonshme të tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button