U publikua lista e një mijë universiteteve më të mira të botës

U publikua lista e një mijë universiteteve më të mira të botës, raporton Radio MOF.

U publikua lista e një mijë universiteteve më të mira të botës

Harvard është universiteti më i mirë në botë, sipas rezultateve të sondazhit të fundit të Qendrës për rangimin e universiteteve në botë (CWUR) për vitin 2015. Pas tij vijon: Stanford, Instituti i Teknologjisë në Masaçusets, Kembrixh, Oksford, Universiteti Kolumbia, Universiteti i Kalifornisë, Universiteti i Çikagos, Prinston dhe Universiteti Kornell. Në dhjetëshen e listës prestigjioze hynë tetë universitete amerikane dhe dy britanike.

Në listën e një mijë universiteteve më të mira të botës janë edhe katër universitete nga Ballkani Perëndimor, respektivisht nga Kroacia, Serbia dhe Sllovenia. Ndër më të mirët nuk bën pjesë asnjë universitet nga Maqedonia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova e as nga Mali i Zi.

Sipas hulumtimit të CWUR, Universiteti i Lubjanës është pozicionuar në vendin e 504, ndërsa Universiteti i Mariborit në vendin e 820 në listë. Universiteti i Zagrebit zë vendin e 551, ndërsa Universiteti i Beogradit është i 726 në listë.

Nga një mijë të ranguarit, 229 universitete janë nga Shtetet e Bashkuara, 83 nga Kina, 74 nga Japonia, 65 nga Britania e Madhe, 55 nga Gjermania, 49 nga Franca, 7 nga Italia, 40 nga Spanja, 36 nga Korea Jugore, 33 nga Kanadaja, 27 nga Australia.

Qendra për rangimin e universiteteve në botë, listën e harton mbi bazë të kritereve, si: cilësia e arsimit dhe aftësimit të studentëve, prestigji dhe reputacioni i stafit si dhe cilësia e kërkimeve shkencore.

Listën e plotë të rangimit të universiteteve për vitin 2015 mund ta shihni këtu:

Lajme të ngjashme

Back to top button