Cipras ndryshon qeverinë, ja emrat e kabinetit të ri

Kryeministri Cipras shpall ndryshimet ne qeveri, pas largimit te tre ministrave qe votuan kunder masave shtrenguese. Dhjetë ndryshime dhe zëvendësime përmban riformatimi i qeverisë greke qe ka komunikuar me nje deklarate per shtyp Kryeministri Aleksis Cipras.Ministrat dhe zëvendësministrat e rinj që hyjnë në qeveri janë 7. Tsipras ka shkarkuar nga detyra tre ministrat që i dolën kundër gjatë votimit të paketës së masave në Parlament.

Zëdhënëse re e qeverisë do të jetë Olga Gerovasili, Trifon Aleksiadhis, Ministër Plotësues i Financave; Jorgos Katrougalos shkon në Ministrinë e Punës; Pavlos Haikalis, zv/ministër i Punës; Gianis Amanatidis, zv/Ministër i Jashtëm; Dhimitris Vitsas, zv/Ministër i Mbrojtjes; Kristofor Bernardhakis, ministër Plotësues në Ministrinë Reformave Administrative; Panos Skourleti, Ministria e Rindërtimit Produktiv, Energjisë dhe Mjedisit; Pavlos Polakis, Zv/ministër i Brendshëm i Reformës Administrative; Sia Anastasopoulou, ministre plotësuese për Çështjet Europiane.

Me vendim të kryeministrit themelohet edhe Komisioni i Posaçëm për Luftën ndaj Korrupsionit nën Drejtimin e ministrit të Shtetit, Panajotis Nikoloudis. Komisioni përfshin zëvendësministrin e Financave përgjegjës për të ardhurat, Trifon Alexiadis, zëvendësministrin e Punëve të Brendshme dhe Reformave Administrative, Pavlos Polakis ,zv/ministrin e Drejtësisë për çështjet e transparencës, Dimitris Papangelopulos dhe Zv/ministrin përgjegjës për Koordinimin e Projektit të Qeverisë, Terrence Kouik.

Lajme të ngjashme

Back to top button