Jahjaga pranon çmimin Doktor Nderi në Universitetin e Leicesterit në Britani

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, është nderuar me titullin Doktor Nderi i Shkencave Juridike në Universitetin e Leicesterit në Britani të Madhe.

Jahjaga me rastin e titullimit të saj doktor shkence, ka mbajtur një fjalim para të pranishëmve lidhur me këtë rast.

Ajo është shprehur shumë e emocionuar për rikthimin e saj në këtë universitet i cili i ka mësuar asaj se edukimi është një proces mbarëjetësor.

Presidentja Jahjaga gjithashtu ka thënë se ndjehet e prekur nga ky nderim dhe se titullin ia dedikon vendit dhe popullit të saj, i cili e mahnitë me forcën dhe qëndrueshmërinë e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button