Një fitore dhe një humbje për Tsipras

Megjithëse fitorja në Parlament rezultoi një humbje politike për kohezionin e partisë së tij, Kryeministri grek, Aleksis Tsipras është fokusuar për të përmbushur marrëveshjen për planin e shpëtimit prej 86 miliardë eurosh, për të cilin u ra dakort me udhëheqësit e Eurozonës.

Paketa u miratua nga 229 deputetë, 64 të tjerë e votuan kundër, 32 mes të cilëvë të Syrizës, ndërsa 9 abstenuan, mes tyre deputetë të partisë së Kryeministrit grek Aleksis Tsipras. Në votimin e së mërkurës Kryeministri grek u mbështetet të opozita dhe kryesisht tek “Demokracia e Re”.

Menjëherë pas miratimit në parlament të paketës së tretë të shpëtimit Ministrat e Financave të Eurozonës ranë dakort t’i japin Greqisë një kredi ndërmjetëse prej 7 miliardë eurosh nga Mekanizmi Europian i  Stabilitetit Financiar, me qëllimin për të ruajtur ekuilibrin e financave të saj, deri në momentin e miratimit të planit të shpëtimit.

Kjo hua pritet të konfirmohet nga Komisioni Europian të premten, kur të votohet në Këshillin e BE-së.

Nga ana tjetër, Banka Qendrore Europian pritet të zgjasë fondin e emergjencës për bankat greke, të cilat qëndrojnë të mbyllura prej 29 Qershorit.

Rritja e likuiditet do t’u mundësojë bankave që javën e ardhshme t’i rikthehen normalitet dhe të hapin sportelet për qytetarët. Por fitorja në planin ekonomik nuk do të qetësojë ujërat politike në Greqi.

Përçarja e Syrizës Sipas Mark Louen të BBC-së, do ta detyrojë  kryeministri Aleksis Tsipras të riformatojë qeverinë, ose duhet të marrë votëbesimin në Parlament, pas humbjes së mbështetjes nga 38 deputetë të partisë së tij. Ministri i Brendshëm grek, Nikos Voutsis tha se zgjedhjet e reja në Greqi mund të zhvillohen në Shtator apo Tetor.

Lajme të ngjashme

Back to top button