Pa të gjitha palët, lajmi është i cunguar

Recension: “Filloi “armiqësimi i koordinuar” mes BDI-së dhe VMRO-së?!”]

Almakos - Filloi armiqesimi i koordinuar mes BDI-se dhe VMRO-se

Gazetari mund të niset të bëje hetim me të drejtë për supozime që kanë interes publik, por në to duhet të përfshihen të gjtha palët, që lajmi mos trajtohet i njëanshëm.

Almakos - Filloi armiqesimi i koordinuar mes BDI-se dhe VMRO-seLinku për te artikulli origjinal: “Filloi “armiqësimi i koordinuar” mes BDI-së dhe VMRO-së?!”
Data dhe koha e publikimit: 14.07.2015, 18:00
Data e recensionit: 16.07.2015
Recensues: Fatlume Dervishi

Teksti nis hetimin për konstatimin e dhënë duke u bazuar në burimet nga “diplomatë të huaj në Shkup”. Media shpesh merr informacione nga burime që duan të mbesin anonime dhe nëse ato përbëjnë interes publik, si në rastin konkret ato i boton. Por teksti vijon pa marrë mendimin e të gjitha palëve të përfshira.

Teksti nuk ka burime, ose nuk tregohet nëse janë kontaktuar edhe palët që përmenden për informacionin e dhënë.

Më tej teksti ka opinione duke mos i ndarë nga faktet.

Shqetësimet e ngritura në tekst janë legjitime, duke marrë parasysh burimin e informacionit. Por teksti do të duhej të kishte edhe opinionin e subjekteve të tjera. Kurse konstatimet që jep gazetari, do të duhej të ishin të cituara nga opinionistë. Kështu i gjithë teksti do ishte i bazuar në burime.

Të kujtojmë se një tekst për të përmbushur kriteret minimale të një lajmi duhet të ketë të paktën dy burime dhe të jetë gjithpërfshirës në kuptimin e pasqyrimit të qëndrimeve të të gjitha palëve të përfshira në ngjarje.

Lajme të ngjashme

Back to top button