Cipras në zjarr, përballet me kundërshtime të mëdha nga deputetët

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, po bëhet gati për vendimin e madh para parlamentit grek, ku do të votohet marrëveshja e tij e arritur në Bruksel me kreditorët evropianë, në mënyrë që të nis programi 3-vjeçar që do të financohet nga Mekanizmi Evropian për Stabilitet, me shumën prej 86 miliardë eurosh.

Marrëveshja është duke u diskutuar në këto momente në parlamentin grek, ndërsa rezistenca është e fuqishme. Ndërkaq marrëveshja pritet të kaloj me ndihmën e partive opozitare pro-evropiane.

Në anën tjetër, Kryeministri Tsipras ka thënë se ai nuk beson në këtë marrëveshje, por ka lutur deputetët që të votojnë pro masave shtrënguese.

Vetëm pak orë më parë, Tsipras mori një goditje të fuqishme, kur zv/ministrja e Financave në Greqi, Nadia Valavani dha dorëheqje, duke thënë se është e pamundur për atë të vazhdojë të shërbej në këtë qeveri e cila ka bërë koncesione për masat shtrënguese me kreditorët. Ajo ka paralajmëruar se Greqia ka pësuar “kapitullim”, dhe se barrën do ta mbaj vet populli grek, transmeton Indeksonline.

Poashtu, Sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë, Infrastrakturës, Marrëdhënieve Detare dhe Turizmit në Greqi, Manos Manousakis, ka dorëzuar dorëheqjen e tij sot në shenjë mospajtimi me politikat e qeverisë greke në lidhje me marrëveshjet me kreditorët, sipas një dokumenti të siguruar nga agjencia e lajmeve RIA Novosti.

The Guardian shkruan se Kryeministri Tsipras duhet ta mbaj numrin e deputetëve të rebeluar nën 40, në mënyrë që të evitoj një refuzim nga parlamenti, dhe të kaloj masat e kërkuara nga pakoja kontradiktore e shpëtimit e arritur pas maratonës së gjatë të bisedimeve në samitin e përgjithshëm të Eurogrupit javën e kaluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button