Nuland flet për krizën, Gruevski për tregtinë me SHBA-në

Në deklaratën pas takimit me ndihmës sekretaren e SHBA-vë Viktoria Nuland, Nikolla Gruevski shumë pak ka folur për krizën politike dhe më shumë për marrëdhëniet mes këtyre dy shteteve.

Në konferencën për shtyp nuk u lejuan pyetjet e gazetarëve. Nga ana tjetër Nuland ka folur në përgjithësi për krizën politike që ka kapluar vendin.

Në takim, siç tha Gruevski, është konstatuar se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë të shkëlqyeshme dhe kanë bashkëpunim të vazhdueshëm.

“Vlerat euroatlantike janë udhëheqëse edhe në sfidat politike edhe në zgjidhje të problemeve në pajtueshmëri me rendin kushtetues dhe rregullat e demokracisë dhe sundimin e të drejtës”, deklaroi Gruevski.

 

Siç tha Gruevski, në takim është biseduar për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO si dhe nevojën e menjëhershme për fillimin e bisedimeve për anëtarësim ën BE.

Nga ana tjetër Nuland porosity që kriza e thellë politike e cila qe disa muaj po mbretëron në këtë vend, të zgjidhet menjëherë.

 

“Kriza politike e rëndoi punën e liderëve politik këtu, dhe ajo menjëherë duhet që të zgjidhet. SHBA është e kënaqur nga bashkëpunimi me BE-në, në bashkëpunimin midis ambasadorit Bejli dhe eurokomisarit Han, për t`i afruar qëndrimet e liderëve, që Maqedonia ta vazhdoj rrugën që e ka zgjedhur, integrimin euroatlantik ku do të ketë sundim të drejtës, lirisë së medieve, dhe të gjithë punët që janë me rëndësi për shtetin”, theksoi Viktoria Nuland.

 

Sipas Nuland, zgjidhja e krizës duhet kërkuar në marrëveshjen e dy qershorit.

Lajme të ngjashme

Back to top button