Paris, përfundon pa pasoja pengmarrja në qendrën tregtare (Video)

Ka përfunduar pa pasoja një pengmarrje në Francë. Persona të armatosur kanë hyrë në një dyqan në qendrën tregtare ‘Villeneuve-la-Garenne’, në Paris, ku kanë marrë peng 10 persona.

Sipas policisë franceze, pengmarrja ka nisur qysh në orën 06:30 të mëngjesit të sotëm dhe dyshohet se bëhet fjalë për një tentativë grabitjeje.

Personat e marrë peng mendohet të jenë punonjës të qendrës tregtare.

Sipas shtypit vendas, ka qenë një punonjës i dyqanit, i cili ndodhet në qendrën tregtare “Quartz” që ka dërguar një sms për të lëshuar alarmin. /javanews/

***************************

Ndërkohë që presidenti i Francës, Francoise Hollande ishte në një konferencë shtypi që po transmetohej direkt nga televizione të shumta botërore, një pengmarrje po ndodhte në mes të Parisit.

Persona të armatosur po mbajnë peng 10 vetë, rapporton agjencia e lajmeve AFP. Bëhet fjalë për tre persona që kanë hyrë në marketin “Primark” në lagjen Villeneuve-la-Garenne, në verilindje të kryeqytetit.

“Rreth orës 6.30, dy apo tre persona të armatosur kanë shkuar në marketin “Primark”, ku fillimisht u mendua për një grabitje me armë”, thonë burime të policisë.

Të njëjtat burime thonë se mungonin 10 persona të stafit, por që nuk është konfirmuar ende nëse janë marrë peng.

Lajme të ngjashme

Back to top button