Cipras para vendimit të madh – Evropa kërkon pasurinë greke

Kryeministri grek, Alexis Tsipras gjendet sonte para presionit të madh për pranimin e kushteve evropiane në mënyrë që si kthim të merr ndihmën e re financiare.

Tsipras bashkë me 18 liderët e Eurozonës, dhe me praninë e përfaqësuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Qendrore Evropiane dhe Bashkimit Evropian, me orë të tëra po bisedon pas dyerve të mbyllura në tentim që të shmanget skenari i daljes së Greqisë nga Eurozona, transmeton Indeksonline.
Mundësia e “daljes së përkohshme” është përmendur në dokumentin pas të cilit qëndrojnë shtetet e Eurozonës, kurse reporterët e agjencisë botërore raportojnë se në tavolinë gjendet kërkesa të rënda të cilat duhet të votohen nga Greqia si ligj, në rast se Athina dëshiron që edhe më tej ta përdorë euron si valutë të saj.

Disa nga kërkesat drejtuar Athinës:

– Reforma e sistemit pensional
– Garantimi i pavarësisë së agjencisë për statistika
– Respektimi i direktivave për rimëkëmbjen e bankave
– Implementimi i masave për kursime të aparatit shtetëror
– Privatizimi i rrjetit të energjisë elektrike

Gjithashtu, plani parasheh që Athina pa kushte ta dorëzojë pasurinë e saj, pronat dhe objektet në vlerë prej 50 miliardë eurosh, në mënyrë që ta zgjidh problemin e një pjesë të borxhit.

Lajme të ngjashme

Back to top button