Shpifjet janë të patolerueshme në gazetari

[Recension: Disa media “shqiptare” me pronar maqedonas]

Zhurnal - Disa media “shqiptare” me pronar maqedonasTeksti i analizuar përmban në vete shpifje, paragjykime dhe supozime. Besueshmëria në këtë tekst zvogëlohet ende më tepër nga fakti që nuk dihet emri i autorit. Mandej në tekst nuk ka deklarata nga të gjithë palët e përfshira dhe si i tillë është i njëanshëm, tendencioz dhe subjektiv.

Analizën do ta fillojmë nga titulli. Ai është çorientues dhe dezinformues, pasi i gjithë teksti më tej bazohet në supozimin e autorit se ekzistojnë media të tilla, pa dhënë fakte relevante për këtë gjykim.
Zhurnal - Disa media “shqiptare” me pronar maqedonasLinku për te artikulli origjinal: Zhurnal – Disa media “shqiptare” me pronar maqedonas
Data dhe koha e publikimit: 10.07.2015
Data e recesionit: 11.07.2015
Recensues: Fatlume Dervishi

Përpara se të bënte këtë tekst, autori duhet të kishte parasyshë nenin e parë të Kodi i Gazetarëve të Maqedonisë – SHGM i cili thotë:

“Provimi i të dhënave dhe saktësia janë imperativ moral i gazetarësisë, prandaj gazetari është i obliguar ta provojë informacionin prej sa më shumë burimeve, të paktën prej dy burimeve të pavarura.

Zgjedhja e fakteve patjetër të sigurojë informacion objektiv duke pasur parasysh të gjitha apektet e rëndësishme të temës që trajtohet.”

Më tej, autori në paragrafin e parë spekulon se gjoja shqiptarët informohen nga portale të kontrolluara përmes politikës redaktuese të pronarëve maqedonas. Ky mashtrim dhe këtoshpifje të autorit bazohen në faktin se ueb faqet e përmendura janë të regjistruara nga një maqedonas. Secili gazetar profesionist, para se të vij deri te ndonjë përfundim dhe ta prezantojë atë si informatë, duhet të sigurohet që burimet prej ku i merr informatat janë relevante, i ka kuptuar mirë, ka marr deklarata edhe nga subjektet e involvuara – në këtë rast portalet e përmendura dhe Marnet. Pra, sikur gazetari ta kishte kryer punën e vet në mënyrë profesionale dhe pa tendenca etiketimi, do të kishte ardhur deri te informatat në vijim: personi teknik që bën regjistrimin e domeneve në Marnet nuk është gjithmonë pronar i portaleve, në rastin e portaleve të përmendura, ai është vetëm personi teknik dhe në asnjë mënyrë nuk është pronar. Pastaj do kishte mësuar nga impresumi se udhëheqësi i projekteve, kryeredaktorët dhe gazetarët janë të gjithë shqiptarë. Gjithashtu do të kishte mësuar se organizata e cila i zbaton këta projekte udhëhiqet dhe është themeluar nga shqiptar.

Në vazhdim autori merr deklaratë nga ish zv/drejtori i Radio Televizionit të Maqedonisë, i cili ka ardh deri te përfundimi se “këta portale vetëm shkronjat i kanë shqip ndërsa mendimin e kanë maqedonisht”. Kjo aftësi e tij për të ditur se si dhe në çfarë gjuhe mendojnë portalet hynë në domenin e paranormales dhe nuk do ta analizojmë. Por i njëjti më tutje spekulon se portalet bëjnë destabilizim të shoqërisë me agjendë të huaj. Bile ende më keq, ai deklaron se gjoja këta portale bëjnë asimilimin politik të popullit. Përfundime të cilat në asnjë pjesë të tekstit nuk konfirmohen nga burime apo analiza relevante dhe kredibile. Si të tilla këto deklarata shfrytëzohen nga autori i tekstit për të përforcuar shpifjet dhe tendencat mashtruese në artikull.

Në vazhdim të tekstit, nëpërmjet deklaratës së po të njëjtit bashkëbisedues apelohet që“BE të mos keqpërdor fondet e veta për mediat ku pronarët janë maqedonas ndërsa të punësuarit shqiptar… “ Kjo deklaratë shfrytëzohet për të çorientuar dhe dezinformuar lexuesin ende më tepër se gjoja BE-ja ka financuar portalet në fjalë dhe sërish që këta nuk paraqesin media shqiptare. Të dy këta pretendime janë të pavërteta dhe sikur autori të ishte informuar në zyrat e BE-s në Shkup apo Bruksel, madje edhe në vet portalet e përmendura, do të kishte kuptuar se ata nuk financohen prej tyre.

Teksti përfundon me supozime dhe paragjykime të bashkëbiseduesit të autorit, por edhe me thirrje në censurë se gjoja “është e patolerueshme që në portalet shqipe të trajtohen temat maqedonase”. Në Maqedoni censura është e ndaluar me ligj, dhe mediat janë të lira të trajtojnë të gjitha temat, por këtë duhet ta bëjnë në mënyrë etike dhe në përputhshmëri me standardet profesionale të gazetarisë. Shembull, një prej temave të cilat i trajton Shërbimi për verifikimin e fakteve është gazetaria joprofesionale (e cila nuk njeh etni) dhe në këtë mënyrë kontribuon që lexuesit të dallojnë informatat kualitative të bazuara në fakte dhe nga burime të besueshëm.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Back to top button