Zaev: Aktivitetet e opozitës do të intensifikohen në vjeshtë

Do të veprojmë gjatë stinës së verës me të gjitha mjetet demokratike, do të publikojmë material nga projekti “E vërteta për Maqedoninë”, ndërsa gjatë stinës së vjeshtës presim që e gjithë kjo të intensifikohet, thotë kryetari i LSDM-së Zoran Zaev për Kapital.

Zaev është përgjigjur në pyetjen se si do të veprojë LSDM në të ardhmen, pasi mbrëmë deklaroi se bisedimet me Gruevskin janë të pasuksesshme.

Vizitën e ndihmës-sekretares amerikane të shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Viktoria Nuland, më 13 korrik, Zaev e cilësoi si të rëndësishme.

“Bashkësia ndërkombëtare është e angazhuar në mënyrë miqësore ndaj nesh. Çdo propozim i mirë është i mirëseardhur. Nëse ka një propozim të mirë, sigurisht që do të merret parasysh”, thotë lideri I LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button