Zaev u takua me ish euro-ambasadorin Fuere
Kryetari i LSDMsë, Zoran Zaev dhe zëvendëskryetarja Radmilla Shekerinska sot u takuan me ishambasadorin e BEsë në Republikën e Maqedonisë, Ervan Fuere.
Në takim, siç kumtuan nga partia, janë këmbyer mendime për gjendjen aktuale në vend dhe për mundësitë për gjetjen e zgjidhjes nga kriza e thellë politike. Zaev e ka njoftuar ishambasadorin Fuere për procesin e bisedave të cilat udhëhiqen me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe përpjekjen për të filluar negociata politike në interes të Republikës së Maqedonisë. “Dorëheqje dhe formimi i qeverisë kalimtare është zgjidhja e vetme për dalje nga kriza politike”, ka potencuar lideri i LSDMsë. Kjo qeveri, siç ka theksuar Zaev, do të ketë për qëllim t’ua kthejë shtetin qytetarëve përmes demokratizimit, lirimit të institucioneve dhe sigurimit të kushteve për organizimin e zgjedhjeve të lira, korrekte dhe demokratike…
Zaev dhe Fuere janë pajtuar se “kthimi i lirisë dhe demokracisë në Republikën e Maqedonisë do ta hapë mundësinë për kthimin e vlerave evropiane dhe perspektivës evropiane të vendit”, kumtoi LSDMja.