Kë kanë partner strategjik shqiptarët?!

Ambasadorët e shteteve perëndimore në Maqedoni, me në krye atë të SHBA-ve Jess Baily, kanë paralajmëruar pjesëmarrjen e tyre në protestën e sotme në Shkup. Ky akt tregon se protestat nuk i takojnë njërës apo partisë tjetër politike, por janë demonstrim i pakënaqësisë gjithë popullore, nën vëzhgim të fuqishëm ndërkombëtar.

Qëllimi i protestave, nuk është “me zhdryp dikë, e me hipë dikë tjetër”, pasi një gjë e tillë bëhet në zgjedhje demokratike. Qëllimi i protestës është për të ngritur zërin e arsyes, për tw siguruar demokraci funksionale në shtet, frymim të lirë të institucioneve, funksionim të pavarur të gjykatave, mediave, etj, pasi ato janë “kapë nga “Gruevski & Co.” . Pra qëllimi është ngritja e zërit për “ç’kapjen” e institucioneve publike që të jenë në shërbim të popullit.

Lidhur me pjesëmarrjen e shqiptarëve në protesta,kë kanë partner strategjik shqiptarët, amerikanët, perëndimin apo dike tjetër?!

Lajme të ngjashme

Back to top button