Moj Evropë! Unë po t shkruj letër! Si shqiptarë i Shqipërisë vjetër!

(16.05.2012 është shkruar kjo letër)

 Këto fjalë në titull janë po aq të vjetra sa edhe vetë historia e popullit shqiptarë duke u munduar që të bind Evropën diçka ndryshe nga ajo që për çdo ditë sllavët e Ballkanit tentojnë t’ua veshin!

Sa letra e sa debate e sa konferenca u mbajtën që të bindet Evropa se sllavët me tepër janë të dhënë të bëjnë zullum mbi gjithçka jo-sllave se që t’i japin shansin paqes në Ballkan?! Shtrohet pyetja u bind Evropa apo ende duhet të shkruajmë letra? Më tepër më duket se sipas të gjitha gjasave, Evropa nuk është bindur ende se sllavët janë zullumqarët e Ballkanit dhe se ato do të qetësohen vetëm kur t’i ndalin të gjitha marrëdhëniet me këtë popull barbar në mënyrë kategorike dhe t’ua ndalin të gjitha fondet për zhvillim! Kjo nuk do të ndodhë e dimë, Evropa me tepër koncentrohet tek populli shqiptarë të jetë më e vendosur se tek populli sllav! Me shqiptarët më lehtë ia del se me sllavët!

Neve na mbetet të vazhdojmë të shkruajmë letër!

Një letër ia dërguam në mars për ngjarjet e nxënësve shqiptarë që u rrahën nga njerëzit me maska, dhe na erdhi përgjigja me sa vijon: Ju faleminderit që tregoni interesim për mbrojtjen e minoriteteve në irjm! Dhe si rrjedhojë, shkoi ambasadori Fyle në Shkup për vizitë në cilësinë e kryetarit të komisionit Evroopian, e lavdëroi Gruevskin për zhvillimin dhe përparimin që bën irjm! Në Evropë shqiptarët e irjm-s figurojnë si minoritet, le të më demanton tani Ali Ahmeti i cili thoshte se me kushtetutë ne jemi popull i barabartë me atë maqedonas nëse ka prova tjera!?

Në prill pasoi avazi  i vjetër i provokimeve sllave, dhe si rrjedhojë “dikush” praktikisht i ekzekutoi 5 njerëz të rinj në Smillkovc, në një liqe artificial afër Shkupit, ku nuk kishte njeri që nuk e dënoi si akt barbar dhe tepër monstruoz! Kjo ishte një shkas tjetër që policia sllave të dyshon vetëm një nacionalitet si ekzekutorë të mundshëm të këtij akti shtazarak, atë shqiptarë, në asnjë moment nuk deklaruan se këtë krim mund ta kishin bërë dikush edhe nga pala sllave! Doli një gazetar sllav në TV dhe përmes rrjetit social facebook thoshte se ky rast makabër ka të bëj me aksionin policor “detonator”! Ku në këtë aksion u konfiskuan një pjesë e madhe e aparaturës së lojërave të fatit të cilat nëpërmjet Greqisë ishin futur me gjasë ilegalisht në irjm dhe pronarët e tyre bënin punë ilegale me këto aparate të lojërave të fatit duke përfituar para të majme nga ky “biznes” pa dhënë llogari fiskale dhe tatimore, pronarët ishin sllav! Këtij gazetari një herë ia dëgjuam  zërin dhe më nuk doli në TV! Dikush ia mbylli gojën!

Mund të supozojmë kush! Dhe rasti “detonator” u shukat kur policia ndërmori një aksion tjetër policor të quajtur “monstrum” ku kishte angazhuar 800 polic special për të bastisur shtëpitë shqiptare! Diku 200 shtëpi të bastisura, nga ky “spektakël” policor si rrjedhojë marrin mbi 20 persona në polici duke ju shqiptuar burgim të menjëhershëm 24 orësh disave, ndërsa disa tjerë 30 ditësh! Në mesin e të burgosurve edhe 5 femra shqiptare, të fotografuara me duar lidhur dhe të mbuluara me shami! Me qëllim, që të kenë pretekst për të thënë se vrasësit janë “radikal islamik”! Këto fotografi nuk i pëlqyen shqiptarët, dhe si pasoj ato u organizuan vetë pa ndihmën e askujt dhe filluan protestat kundër brutaliteti policor dhe cilësimit të shqiptarëve mysliman si terrorist Islamik!

Z.Fyle përsëri shkoi në Shkup dhe përsëri e lavdëroi Gurevskin për përparimin që bën irjm , shumë pak ose fare hiq nuk u prek situata aktuale ndërnacionale dhe protestat e shqiptarëve! Mekanizmat ndërkombëtare në Shkup tani dalin me apel që të ndërpriten protestat e shqiptarëve! Nuk ia tërheqin fare vërejtjen brutaliteti policor të cilët burgosën shqiptarët, por që edhe i gjykuan si të sigurt se ato janë vrasësit pa prova dhe pa vendim gjyqësor! Kjo ndoshta edhe nuk është me rëndësi tani, sepse e sollën punën sllavët deri këtu që ne të flasim si/ ku/ pse, që ishte edhe qëllimi i tyre , të flasim se si vendosi policia e si duhej të vendoset. E bën me qëllim hutinë në popull që të fillojnë muhabetet, të defokusohen çështjet reale,ndërsa ato të dalin të pastër se këtë vrasje makabre assesi nuk mund ta kishin bërë sllavët e rastit “detonator” ku dikush humbi vendin e punës, disa të tjerë humbën bizneset etj! Pra, “terroristët Islamik” që flasin shqip po dalin vrasësit e 5 të rinjve pa asnjë fije faji, kështu kishin vendosur ato në polici në krye me jankullovskën krye-shefen e tyre!

Evropa insiston që këto “autoritete” të vazhdojnë punën e tyre dhe të lihen rehat gjatë hetimeve! A nuk është për t’u habitur kur që tani më ato të burgosur edhe u gjykuan nga policia sepse thanë: këto janë vrasësit!

Evropë! Ne nuk besojmë më në këto “autoritete” për të cilët referoheni ju! Bënë shumë montime gjatë historisë dhe do ishim të marrë t ju besojmë se e kanë mirë, ky rast për ne është skenar i montuar dhe ne me të drejtë dyshojmë se vrasësit e të rinjve në Smillkovc janë sllav. Pistat e aksionit “detonator” çojnë andej.

Nuk vret shqiptari as pas shpine as të rinj, këtë edhe në luftë nuk e bën e ku më në paqe.

Ose le të vijë një grup ekspertësh neutral nga Evropa dhe SHBA dhe të hetojnë rastin, nëse ato konstatojnë se vrasësit janë personat për të cilët flet policia sllave, ne do të besojmë.

Lajme të ngjashme

Back to top button