Ambasadorët sot në takim me Ahmetin

Sot në një takim të përbashkët në ora 12:30, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, do të bashkëbisedojë me Ambasadorin amerikan Xhes Bejli, Ambasadorin britanik Çarls Garet, Ambasadoren e Francës Lorens Oer, Ambasadoren e Gjermanisë Kristine Altauzer, Ambasadorin italian Masimo Beleli dhe Ambasadorin e Bashkimit Evropian Aivo Orav. Ahmeti me ambasadorët do të bisedojë për situatën e sigurisë dhe krizën politike.

Ambasadorët e Quint-it, shumica anëtar të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, bashkë me Ambasadorin e BE-së, mbrëmë takuan Kryeministrin Gruevski dhe paralajmëruan që do tē takojnë edhe Ali Ahmetin dhe Zoran Zaevin.

Lajme të ngjashme

Back to top button