Lagjja e trimave, trime do ngelë!

Skenari dihet fort mirë se nga kush është shkruar. Skenaristi është po ai i hershmi, siç qe dhe në rastin Monstra dhe po në shumë raste të tjera.. Kësaj radhe ndërroi pak a shumë mënyrën e të luajturit, ideja e tij ishte e qartë edhe tema e skenarit po ashtu, vetëm se sot nuk çoj dëm disa djem maqedonas e ti burgos përjetësisht shqiptarët, për t’i lënë në ajër ato të vërteta që i ruajnë përgjimet, vrasjet dhe të burgosurit e pafajshëm.

Pikërisht kjo arsye dhe dëshira për destabilizimin e vendit, po ashtu për të shmangur dhe rënien e qeverisë që vetëm qeveri nuk mund të quhet, zgjimi i Kumanovës sot u bë me krismat e plumbave dhe jo me jehonën e Ezanit të mëngjesit

Pra jetojmë në një vend ku dhe gjumi nuk bëhet i sigurt.. Mirë e tha një mik: “Para se të shkonim në gjumë, biseduam për dasmat që do bëhen verës, e pa gdhirë krisën plumbat”.. -E si të mendosh që e kishin në plan luftën, këta dasmor në shpirt?!

Kemi javë që dëgjojmë ‘bombat’ e opozitës, të cilat edhe mund të na hyjnë në punë për mirë. Po kjo e sotshmja nuk do shumë mend për ta kuptuar, kush dhe si, si dhe pse?! Sepse sa raste sytë panë e goja heshti, ne përfunduam fajtorët!

Tani që e vërteta doli në shesh, as edhe ky trillim nuk ja fsheh dot qeveris të gjitha fëlliqësitë që i ka bërë. Vetëm se nuk duhet lënë anash pa i kujtuar dhe përfaqësuesit tanë të ‘denjë’ që sot duket sikur i ka pirë toka. Mësuam definitivisht që vota e dhënë gabimisht kushtoka jetë!!

Lajme të ngjashme

Back to top button