OJQ SHPREHU: Të gjithë apelojnë për paqe, askush për mbrojtje të shqiptarëve

OJQ shprehu shprehet e revoltuar lidhur me ngjarjet e fundit në Kumanovë dhe reagimin shumë paqësor të Shqipëris dhe Kosovës sic thoën ata ‘reagimin me pëllumb të bardhë me degë ulliri”.

“Derisa  Kumanova heroike po digjet nën artilerinë e rënde të këtij pushteti anti shqipetar, nga Kosova dhe Shqiperia na dërgojnë pëllumba të paqes me dega ulliri; sikur mundohen që sadopak tia zbusin hidhërimin diktatorit të vogel; sikur nuk e kuptojnë se shqipëtarët në këtë vend nuk kanë nevoj për apele për ruajtjen e qetësise. Ne jemi të zot dhe dijmë të ruajmë qetësinë dhe rendin, dijmë kur duhet të jemi gjakftohtë dhe kur dikush na viktimizon për qëllime të flliqta. Sikur harojnë se deri dje na bombardonin me një retorikë madhështore për bashkim mbarëshqipëtar, ndërsa sot nuk ua mban fytyra të japim se paku një deklaratë formale në mbrojtje të shqipëtarëve të Kumanovës. Gjithë e kemi qartë se cka ndodh në Kumanovë, gjithë e kuptojmë se keto janë dite shume të vështira, jo vetëm për popullatën e Kumanovës por per gjithë shqipëtaret në këtë shtet.

Në ndërkohë, askush nuk meret me faktin se MPB ende nuk jep sqarime mbi atë që ndodh në Kumanovë!

Nga OJQ SHPREHU, kësaj radhe nuk do të apelojme vetëm për ruajtjen e paqes dhe gjakfohtësisë. Para së gjithash, apelojmë për ruajtjen e vetes tuaj, familjes, vendbanimit… Apelojmë që të qëndroni sa më larg provokimeve policore, dhe tentativave tjera për destabilizim. Të distancohemi nga gjithcka që shkon në favor të kësaj qeverie VMRO-BDI.

Gjithashtu, përkujtojmë subjektin politik shqipëtar në këtë qeveri të falimentuar, se nuk janë opozitë që të distancohen nga ajo që ndodh në Kumanovë dhe të kerkojnë qytetarët të qëndrojnë të qetë por të zbardhin faktet dhe të parandalohen veprime të tilla në të ardhmen. BDI eshte pjesë e kësaj qeveri dhe ka pjesë të përgjegjësisë për atë që vepron kjo qeveri. Kuptohet, varësisht prej asaj se sa janë përulur para urdhërave të partnerëve të tyre psikopat”, thuhet në reagimin e OJQ Shprehu

Lajme të ngjashme

Back to top button