Apple ka plane për ADN-ën tuaj

Apple dëshiron të mësojë më shumë rreth ADN-ës së njeriut. Kompania do të bashkëpunojë me shkencëtarët për të mbledhur ADN të ndryshme për kërkime gjenetike, si pjesë e platformësResearchKit.

Technology Reviewbën të ditur se kompania po bashkëpunon me shkencëtarët për krijimin e dy aplikacioneve të ndryshme, të cilat do të mbledhin dhe studiojnë të dhëna për formimin gjenetik.

Software ResearchKit i Apple do të drejtojë proçesin dhe do të koordinojë subjektet rreth studimeve. Apple do t’i bëjë të ditura këto studime gjatëKonferencës Botërore të Zhvilluesve, që do të zhvillohet më 8 qershorApple ka nisur dy studime: një në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko, dhe tjetrin në Spitalin “Mount Sinai” në New York, të cilët do të lejojnë partnerët të mbledhin ose të testojnë ADN-ën e njeriut nëpërmjet një aplikacioni në iPhone.

Studimet mbi ADN-ën e njeriut do tu japin mundësi shkencëtarëve të ekzaminojnë dhe kuptojnë se si formimi gjenetik ndikon tek zhvillimi i njeriut./INDEKSONLINE/

Lajme të ngjashme

Back to top button